Policia austriake ka bërë një gabim, kur pas një aksidenti në trafik, e shpalli të vdekur vëllain e gabuar binjak.
“Rem është akoma gjallë”, janë fjalët që do të qëndrojnë gjatë në veshët e policit austriak, i cili kishte telefonuar familjes së rumunit të vdekur në aksident trafiku, për ta informuar për rastin tragjik, transmeton Telegrafi.
Motra e vëllezërve binjakë rumunë, mbeti e shokuar kur dëgjoi se ka vdekur vëllai binjak, por jo ai me të cilin ishte në momentin kur pranoi telefonatën.
Policia në fakt kishte identifikuar gabimisht vëllain binjak si personin e vdekur. Të dielën në mëngjes, një Audi karavan u përplas në një Renault të vogël që lëvizte autostradës për në Vjenë.
Besohet se shoferi 41-vjeç i Audi kishte vërejtur me vonesë veturën duke marrë parasysh se kushtet klimatike nuk ishin edhe aq të mira në rrugë – dukshmëria ishte e kufizuar dhe kishte shumë mjegull.
E derisa shoferi që shkaktoi aksidentin shpëtoi pa ndonjë lëndim serioz, shoferi i Renault që u shkatërrua plotësisht nuk kishte shpëtim.
Policia austriake kishte menduar se pronar i veturës është edhe shoferi i saj kështu informoi familjen e rumunit 55-vjeç, i cili jeton në qytetin gjerman Kupfercel, 450 kilometra larg vendit ku kishte ndodhur aksidenti.
Motra e shokuar e rumunit ka bërë të ditur se vëllai i saj Remus H është akoma gjallë. E vetëm atëherë është konstatuar se viktima ishte vëllai i tij binjak Romul H, i cili ia kishte huazuar veturën vëllait. /Telegrafi/