Pesë të vdekur dhe të paktën 22 të plagosur është bilanci pas sulmit në Vjenë.
Një prej të vdekurve është sulmuesi Kujim F, i cili ka prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Policia austriake ka arrestuar deri më tani 14 persona, të cilët thuhet se i kanë ndihmuar në një formë terroristit, raporton reuters.
Gjithashtu është bërë e ditur se të gjithë janë të moshës midis 16 dhe 25 vjeç, ku njëri nga të arrestuarit ka lindur në Kosovë.
Ndryshe, dhjetë u arrestuan në Vjenë dhe dy në Shën Polten të Austrisë. /Telegrafi/