Një burrë është arrestuar dhe një operacion është ndaluar pasi policia e Victorias, Australi, zbuloi më shumë se një duzinë veturash të vjedhura në pronën e tij.
Skuadra e Krimeve të Automjeteve me Njësinë e Ekzaminimit të Automjeteve kanë ekzekutuar një urdhër kontrolli në një pronë në Cranbourne afërsisht 56 kilometra në jug-lindje të Melburnit, pas një hetimi për vjedhjen, “rilindjen” dhe shitjen e automjeteve të vjedhura.
Bëhet e ditur se midis gjetjeve ishin një Toyota LandCruiser, Mazda BT-50 dhe shtatë modele Holden me motor V8, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Termi rilindje i mbulon disa skenarë të ndryshëm, por në thelb i referohet modifikimit ose heqjes së informacionit identifikues nga një automjet i vjedhur”, tha Julie Macdonald nga Skuadra e Krimeve të Automjeteve.
Gjithashtu, në pronën e hajdutit janë gjetur edhe tre biçikleta dhe pesë motor veturash.
Në total vlera e mallrave të gjetura besohet të jetë më shumë se gjysmë milioni euro.
Policia menjëherë e ka arrestuar 39 vjeçarin i cili akuzohet për manipulim të mallrave të vjedhura dhe trafik droge.
Ndryshe, arrestimi i fundit vjen disa javë pasi policia e vendit kreu një tjetër operacion të supozuar të vjedhjes së veturave në Dandenong. /Telegrafi/