Katërvjeçarja australiane Cleo Smith, do të intervistohet ‘me kujdes’ nga policia teksa ata përpiqen të zbulojnë saktësisht se çfarë ndodhi në 18 ditët që ajo kishte humbur.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vogëlushja më në fund u ribashkua me familjen e saj në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, kur policia vërshoi në një shtëpi të mbyllur në Carnarvon në Australinë Perëndimore, dhe e gjeti atë duke luajtur me një lodër dhe ishte e vetme në një dhomë gjumi.
Ajo ishte zhdukur pa lënë gjurmë nga tenda e familjes së saj në kampingun Blowholes herët më 16 tetor, derisa u ofrua një shpërblim prej 1 milion eurosh për të dhënë informacione për sa i përket vendndodhjes së saj.
https://www.youtube.com/watch?v=wfmiX0-n8ZE
Duke folur një ditë pasi u gjet katërvjeçarja, Zëvendës-Komisioneri i Policisë së Australisë Perëndimore, Col Blanch tha se detektivët i kanë dhënë kohë vogëlushes me familjen e saj përpara se të flasin me të.
“Do të flasim me të, por duhet ta bëjmë me shumë kujdes. Ne kemi ekspertë profesionistë për intervistimin e fëmijëve dhe do të përpiqemi të marrim informacion prej saj për ato 18 ditë”, tha ai. /Telegrafi/