Ju pëlqej apo jo, trendet e ndryshme janë pjesë e jetëve tona si një e drejtë e jona për ta shprehur vetën. Këto trende na japin një ide se çfarë funksionon për shumë njerëz në aspektin e modës, muzikës, strukturën e blerjeve, dhe asaj se si ta zbuloni gjininë e foshnjës tuaj për miqtë dhe familjen tuaj.
Por si me çdo aktivitet, kjo e drejtë për t’u shprehur ndalet sa herë që shkelim të drejtat e të tjerëve. Në këtë rast në Australi, është një çështje e ligjshmërisë dhe sigurisë.
Një veturë e përdorur në djegien e gomave për një festë të “zbulimit të gjinisë” së fundmi është shkatërruar nga Policia e Queensland, raporton motor1, transmeton Telegrafi.
https://youtu.be/WsV2_Mzw8i0
Në muajin shtator, një veturë e tipit Holder Commodore ishte filmuar teksa bënte djegien e gomave, duke prodhuar kështu një tym me ngjyrë të kaltër, duke sinjalizuar se një foshnje e gjinisë mashkullore është në ardhje.
Drejtuesi i makinës është arrestuar nga policia për “kanosje të rrezikshme për jetën” me makinën e tij. Përveç shkatërrimit të makinës, shoferi u dënua edhe me burg dhe patenta iu hoq për një periudhë katër vjeçare.
A man sentenced to prison and disqualified from driving for 4 years, for committing a life endangering offence with his car, he has now had his car turned into an opportunity for @QldFES firefighters to hone their life-saving skills.
🔗 https://t.co/BfCuky4Wm6 pic.twitter.com/gmiosgQwVy— Queensland Police (@QldPolice) November 30, 2022
“Tymi nga djegia e gomave ishte aq e madhe sa që ju nuk mund të shihni asgjë në rrugë në largësi prej 100 metrave”, tha në një deklaratë zëvendës komisionari Ben Marcus.
“Nëse e grisni rrugën, ne do të shqyejmë makinën tuaj – është kaq e thjeshtë,” tha Mark Ryan, Ministër për Policinë dhe Shërbimet Korrektuese dhe Ministër për Shërbimet e Zjarrfikësve dhe Emergjencave. /Telegrafi/