Policia australiane kapi në bord të një anije një ton kokainë me vlerë 180 milionë dollarësh
Policia australiane kapi një ton kokainë gjatë një bastisje të kryer në një anije, dhe vlera e drogës është 180 milionë dollarë.
Bastisja u krye pasi anija mori një sasi të madhe drogës nga një anije tjetër dhe kjo ndodhi 200 milje detare nga qyteti britanik i Newcastlet, raporton AFP.
The moment Australian authorities intercepted a drug-filled fishing vessel off the NSW coast near Newcastle. The AFP, @nswpolice and @AusBorderForce investigation has led to the arrest of three men and seizure of hundreds of kgs of cocaine.
Read more: https://t.co/tB9sL7bhNU pic.twitter.com/uCKcRc4yMP
— AFP (@AusFedPolice) August 18, 2020
Policia kufitare australiane vuri re një varkë duke lundruar në një rrugë të pazakontë në brigjet e Kinës dhe më pas iu afrua asaj me një barkë peshkimi Coralynne, e cila kapi kokainën e destinuar për tregun australian, konfirmoi policia e New South Wales, transmeton Telegrafi.
Kur policia hipi në anije, në dhomën e motorit pati një zjarr, i cili u shua dhe më pas u gjet sasia e lartcekur e drogës.
Ekuipazhi tre anëtarësh i varkës së peshkimit përbëhej nga australianët, Christopher Preca, Jackson Gilles-Adams dhe Man Wah Chan nga Hong Kongu. Nëse dënohen, ata përballen me burg të përjetshëm. /Telegrafi/