Site icon Telegrafi

Policia australiane bënë thirrje kundër vozitjes në gjendje të dehur, por jo të gjithë i përgjigjen thirrjes

Agjencitë e policisë në të gjithë Australinë po u bëjnë apel shoferëve që të mendojnë mirë përpara se ta kapin timonin, ky apel vije pas kapjes të një numri të shoferëve nën ndikimin e alkoolit në rrugët e vendit.

Këtë javë, një grua 60 vjeçare e përplasi veturën e saj përpara policisë në pjesën jug-lindore të Melburnit, pasi që shkoi për t’i blerë nipit të saj një “sundae” në McDonald, përderisa ajo kishte kaluar limitin e alkoolit për mbi 5 herë, pretendon Policia e Victorias.

Ndërkohë, oficerët e Dandenong Highway Patrol e ndaluan një veturë të paregjistruar në Princes Highway, kur një grua e re raportoi se vetura e saj ishte goditur, duke shprehur shqetësim mbi gjendjen e shoferit tjetër, transmeton Telegrafi.

Holden Astra, vetura e gruas 60 vjeçare ishte sekuestruar dhe gjithashtu asaj iu bllokua patentë shoferi për 12 muaj, pasi dyshohet se në testin e alkoolit në gjak ajo kishte shifra prej 0.249.

Përafërsisht 24 orë më herët, një shofer tjetër në veri të Melburnit dyshohet se kishte nivel të alkoolit në gjak prej 0.254 – për më shumë se 5 herë mbi limitin e lejuar.

“Vozitja në gjendje të dehur vazhdon të jep një kontribut të madh në aksidentet fatale dhe me lëndime serioze në rrugët tona” deklaroi për Drive Glenn Weir, Ndihmës Komisionar i Policisë Rrugore të Policisë së Victoria.

“Po shohim disa incidente të papranueshme që përfshijnë shofer të cilët po marrin vendim për të vozitur kur në fakt nuk duhet të vozitin”, shtoi tutje ai.

Një grua 36 vjeçare gjithashtu po përballet me akuza për vozitje në gjendje të dehur, pasi që ajo u përplas me një veturë të parkuar përderisa brenda veturës së saj gjendej edhe një fëmijë 10 vjeçar. /Telegrafi/

Exit mobile version