Telegrafi

Policia australiane “arreston” një krokodil

Zyrtari i lartë i policisë, Wade Marshall, i ka thënë BBC-së se, krokodili i kapur ishte mbyllur në një çeli të pashfrytëzuar të burgut, në stacionin policor të qytetit. Ndërkaq në mëngjes, krokodili është dërguar në një fermë të afërt krokodilësh.

Marshall ka thënë se policia ka vepruar menjëherë, sapo ka marrë një njoftim se, krokodili, kishte filluar t’i kërcënonte disa peshkatarë që kishin tentuar t’i vënin në lëvizje barkat e tyre.

Zyrtarët e policisë kishin luftuar për tri orë me radhë derisa kishin arritur të kapnin reptilin, të cilin më pastaj e kishin dërguar në çeli burgu, ku e kishin mbuluar me një batanije, të cilën e kanë lagur në vazhdimësi me ujë.