Policia e Greater Manchester ka thënë se zyrtarët e saj janë drejtuar drejt shitores Tesco Express pasi që kanë pranuar thirrjen.
Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, ata gjetën një burrë të ngujuar në oxhak. Mashkulli 22-vjeçar është liruar nga zjarrfikësit, dhe, pasi që u zbulua se ishte lakuriq, policët e dërguan në spital. Ai është liruar më vonë nga spitali dhe tani është nën mbajtje të policisë.
"Besohet se disa nga rrobat e tij iu hoqën derisa po tentonte të del nga oxhaku”, ka thënë policia në një deklaratë për shtyp.