Site icon Telegrafi

Policia arreston shtatë persona në rrugën Gostivar-Mavrovë, kapen me duhan të paregjistruar

Policia e Maqedonisë njofton se gjatë ditës së djeshme në kontrollet që kanë kryer në rrugën magjistrale Gostivar-Mavrovë, kanë sekuestruar rreth 80 kilogram duhan, të paketuar në sasi më të vogla.

“Dje rreth orës 08:00 në rrugën magjistrale Gostivar-Mavrovë, është ndaluar makina ngarkuese “Ford” me targa të Tetovës e drejtuar nga Z.S (68) nga Gostivari. Dhe nga kontrollet është gjatur duhan i paprerë (rreth 80 kilogram)”, thonë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB shtojnë se duhani është sekuestruar dhe i njëjti është dorëzuar për procedurë të mëtejme. Ndërsa për shkak të mosposedimit të dokumentacioneve për duhanin, personat Z.S, N.M, Z.R, A.M, N.U, S.S dhe M.I (të gjithë nga fshati Vrapçisht i Gostivarit) janë arrestuar./Telegrafi/

Exit mobile version