Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar pasditen e së dielës një të dyshuar mashkull, të komunitetit serb, në Graçanicë.
Serbi dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij, i cili si pasojë ka marrë lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari raportohet se ka qenë nën ndikim te alkoolit.
“Fsh. Uglar, Graçanicë 01.03.2020 – 15:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb i cili pas një mosmarrëveshje nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull K/Serb i cili si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raporton e policisë. /Telegrafi/