Site icon Telegrafi

Policia saudite arreston pjesëmarrësit e një martese homoseksuale në qytetin e shenjtë të Mekës (Video)

Policia saudite ka njoftuar se ka arrestuar të gjithë të përfshirët në një “martesë të dy personave të gjinisë së njëjtë”, afër qytetit të shenjtë të Mekës, shkruan Daily Mail.

Një video e cila është duke qarkulluar në internet, shfaq dy burra duke ecur afër njëri-tjetrit, derisa në sfond dëgjohet një muzikë duke luajtur me zë të lartë, transmeton Telegrafi.

Më pas dyshja shihen duke u afruar në atë që ngjante me altarin, ku njëri prej tyre kishte veshur vellon e nuses.

Si rezultat i këtij veprimi, policia ka njoftuar se ka arrestuar të gjithë të përfshirët në dasmën e pretenduar afër qytetit të shenjtë të Mekës.

“Një person kishte informuar policinë se po zhvillohej një ceremoni martesore e dy personave të njëjtës gjini”, thuhet në deklaratën e policisë në Mekë. /Telegrafi/

Exit mobile version