Ministria e Punëve të Brendshme informon se janë arrestuar dy persona nga Shtipi, të cilët e sulmuan fizikisht një femër, ndërsa pamjet i publikuan në rrjetet sociale.
Nga MPB thonë se personat janë identifikuar, ndërsa bëhet fjalë për S.A dhe P.R.
“Për ngjarjen konkrete dhe masat e marra janë njoftuar Prokuroria Themelore dhe Qendra kompetente për punë sociale. MPB i merr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, në videon e publikuar në rrjetet sociale, dukeshin dy persona të cilët sulmonin fizikisht një grua. Ndërsa këto pamje të tmerrshme shkaktuan reagim të ashpër në opinion./Telegrafi/