Telegrafi

Policia arreston tre qytetarë në Gjakovë (Foto)

Qytetarët në Gjakovë janë duke protestuar kundër ardhjes së pelegrinëve serbë për të vizituar kishën serbe në këtë qytet.

Policia para pak minutash ka arrestuar tre qytetarë. Njërin nga të arrestuarit, policia fillimisht e ka futur në njërën prej veturave pastaj e ka transportuar në veturën tjetër të policisë.

Ndryshe, Policia theksoi se tre qytetarët janë arrestuar për mosbindje të urdhrave të Policisë. /Telegrafi/