Site icon Telegrafi

Policia arreston krokodilin

Banorët lokal kanë njoftuar policinë për një krokodil 2.1 metra të gjatë i cili u paraqit në kampin Arrkuluk Camp të territorit federal australian Northern Territory.

Policët kanë thënë se ai po bredhte afër një muri rrethues dhe “po të tentonte të dukej i pafajshëm”, shkruajnë mediat vendase.

Rreshteri Adam Russell ka thënë: "Kam dashur të gjuhem në të dhe ta kap, por policët në kuaj nuk më lejuan ta bëj këtë".

Në vend të kësaj, krokodili ishte kapur dhe lidhur mbi pjesën e prapme të një kamionçine, dhe ishte dërguar në qelitë e policisë.

Ai ishte mbajtur nën arrestim për tri ditë rresht derisa ekspertët e një ferme krokodilësh kishin ardhur ta marrin.

Exit mobile version