Gjatë mëngjesit të sotëm janë arrestuar katër persona të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e ndodhur në Çair, më 20 dhjetor, ku u vra Burim drizi (1993).
Sipas PlusInfo, nuk jepen detaje nëse ndonjëri prej tyre është personi i cili ka qëlluar me armë në drejtim të tashmë të vdekurit.
Përndryshe, Burim Idrizi, duke dalë nga vetura ”Jugo 45” u vra me armë zjarri. Ai u dërgua në spital pa shenja jete. Reanimacioni 45 minutësh ishte i pasuksesshëm./Telegrafi/