Site icon Telegrafi

Policia arreston fituesin e lotarisë

Kanadezi Barry Shell ka ardhur të merr katër milionë dollarë kanadezë (2.58 milionë euro) të cilat i kishte fituar në lotari dhe pikërisht atëherë u arrestua nga policia.

Dyzetepesëvjeçari Shell ka qenë në listën e personave të kërkuar sepse në vitin 2003 është paditur për vjedhje të kamerave, orëve dhe pajisjeve elektronike dhe atyre për navigacion. Policia në formë rutinore ka shfletuar emrat e njerëzve të cilët kanë fituar në lotari kur e kanë parë emrin e Barry Shell.

Ai ka qenë tepër i mërzitur për arrestimin. Është liruar të mbrohet në liri pasi që ka paguar 775 euro kaucion.

Deri më tani ai kishte punuar si tapicier, nuk ka pasur automjet të tij dhe ka banuar në bodrumin e një ndërtese. Shell ka thënë se në momentin kur e ka blerë tiketën e lotarisë, në xhep ka pasur vetëm 50 centë.

Exit mobile version