Policia e Kosovës raportohet se e ka ndaluar reperin Feronit Shabani – Fero nën dyshimin për sulm fizik.
Lajmi është njoftuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një njoftimi të bërë për mediat të hënën (25 korrik).
“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria tutje shton se i dyshuari të dielën në orën 17:00 ka kryer veprën penale, “Sulm”.
Videoja fillimisht u publikua nga Nacionale ku shihej 25-vjeçari duke goditur një person brenda një veture.
Ky përndryshe nuk është rasti i vetëm i Feros, pasi është komentuar në rrjete sociale edhe për një sërë veprash të tjera. /Telegrafi/