Në orët e mbrëmjes së datës 16 tetor 2016, Policia në Vushtrri ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Rasti ishte raportuar një muaj më parë, ku si cak i kësaj vjedhje ishte një telefon Samsung S-7.
Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 16 tetor 2016 në Vushtrri kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit T. V. 34 vjeçar, dhe F. M. 26 vjeçar, për dyshime të bazuara për vepër penale ‘vjedhje e rëndë’.
Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj dy të dyshuarve është iniciuar procedurë për vepër penale ‘vjedhje e rëndë’. /Telegrafi/