Telegrafi

Policia arreston dy persona nga Gostivari

Dy persona janë arrestuar dje në Gostivar, të cilë ishin të dënuar me dënim me burg.

Dje rreth orës 19:10, policia nga SPB Tetovë-Stacioni policor Gostivar, me udhër gjyqësorë, ka arrestuar M.S. (38) nga fshati Simnicë Gostivar dhe A.H. (32) nga Gostivari, të dy të dënuar me burg për veprën penale “Grabitje”.

Të arrestuarit janë dërguar në burgun e “Idrizovës” në Shkup./Telegrafi/