Policia e Kosovës, në pikën kufitare të Kullës, ka arrestuar një të dyshuar për dokumente të falsifikuara. Në këtë rast, PK ka konfiskuar dokumentin.
Siç njofton PK, ngjarja ka ndodhë dje, dhe i dyshuari ka prezantuar një dokument të Republikës së Serbisë, që dyshohet të jetë i falsifikuar.
Me urdhër të prokurorit, dokumentacioni është konfiskuar, derisa i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.
Gjithashtu, dje në fshatin Debëllde, PK ka konfiskuar një veturë dhe dokumente, meqë vozitësi i një Furgoni, ka prezantuar dokumente të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Sipas PK-së, gjatë kontrollit, i dyshuari ka deklaruar se vetura nuk është e tij. Me urdhër të prokurorit dokumentacioni dhe vetura janë konfiskuar. /KP/