36-vjeçari Sulaj dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë, 34 vjeçarin Dashamir Sorra, me banim po në Kashar.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe një pistoletë model 54, me një krehër me gjashtë copë fishekë.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për konsumim të veprave penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”/Telegrafi/