Telegrafi

Policia arreston 13 persona në Shkup të cilët kanë qenë në festë private

13 persona të cilët kanë qenë pjesë e festimeve në shtëpi janë arrestuar pas ndërhyrjes së policisë në dy banesat dhe ku është konstatuar muzikë dhe më shumë persona.

Mpn njofton se të gjithë personat do të marrin kallëzime penale.

“Më 17.01.2021 në orën 2:45, pas marrjes së informacioneve se në banesën në rrugën ‘Rajko Zhinzifov’ në Shkup ka muzikë dhe nuk respektohen masat për mbrojtje nga COVID-19, policët e SPB Shkup, me urdhër gjyqësor, ka kontrolluar banesën në pronësi të S.G (34) nga Shkupi. Më pas, në banesë është edhe K.D (33), S.S (27), E.J (26), E.R (35), R.M (29), T.T (26)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se festë ka pasur edhe në një banesë tjetër.

“Në të njëjtën periudhë, në koordinim me Prokurorin Publik, policia ka ndërhyrë në një bensë në rrugën “Ekisie Popovski Marko” nga ku janë zbuluar disa persona edhe atë K.Z (20), B,L (20), R.A (20), S.K(21) të gjithë nga Shkupi dhe V.O (20) nga Manastiri), thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/