Telegrafi

Policia arrestojë tre protestues te KEDS-i

Policia e Kosovës ka arrestuar protestuesit Eroll Gashi, Petrit Gora dhe Kushtrim Avdi-Metaj. Ndërkohë, situata është e qetë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e KEDS-it. Kurse, Njësia Speciale në këto momente është larguar.

Ata po bëjnë thirrje për të mos paguar energjinë elektrike. Ndërkohë, protestës iu kanë bashkuar edhe pensionistët të cilët po kërkojë që të lirohen nga pagesa e energjisë elektrike për shkak se pensionet që marrin nuk u dalin as për as për ilaçe.

Protesta është organizuar nga Klubi Politik i Studentëve, me kërkesat sic janë ulja e çmimit të energjisë elektrike, e cila konsiderohet më e shtrenjta në rajon; kthimi i tarifës së lirë në orarin ditor e cila tash nuk ekziston dhe transparenca publike mbi pronarin e ri të Distribucionit, KESCO-n. /Telegrafi/
_________________________________________________________________________
Protestuesit: Mos e paguani rrymën

Qindra qytetarë janë mbledhur të hënën para selisë kryesore të KEDS-it, në Prishtinë duke protestuar kundër KEDS-it. Protestuesit kanë bërë thirrje për të mos e paguar energjinë elektrike. Po ashtu ata kanë kërkuar edhe lirimin e tarifave të rrymës si dhe kthimin e tarifës së lirë edhe gjatë ditës.



Në ketë protestë kanë qenë pjesë edhe pensionistët të cilët kanë kërkuar që të lirohen nga pagesa e energjisë elektrike për shkak se pensionet të cilat i marrin nuk u dalin as për ilaçe.

Protesta është organizuar nga Klubi Politik i Studentëve, me kërkesat siç janë ulja e çmimit të energjisë elektrike, e cila konsiderohet më e shtrenjta në rajon, kthimi i tarifës së lirë në orarin ditor e cila tash nuk ekziston dhe transparenca publike mbi pronarin e ri të Distribucionit, KESCO-n. /Telegrafi/