Telegrafi

Policia ‘arrestoi’ ponin e arratisur (Video)

Në një stacion policor në Florida të Shteteve të Bashkuara, kishin pranuar ankesa të shumta, për një kalë poni që kishte bllokuar trafikun.

Kafsha që kishte ikur nga ferma, kishte humbur orientimin dhe nuk dinte nga të drejtohej, në një ambient krejtësisht të ri, transmeton Telegrafi.

Pranë tij ka shkuar një police, e cila e ka marrë ngadalë për litari dhe e largoi nga rruga. Gjatë kësaj kohe, kishin telefonuar pronarët dhe njoftuan se u ka ikur një kalë, ndërsa nuk e kishin idenë se ku ndodhet.

“Pasi e ‘arrestuam’ ishte e lehtë ta kthenim në vendbanim, sepse mësuam adresën. Ishte shumë i qetë dhe bashkëpunues” thuhet në raportin e patrullës që intervenoi.

Pamjet e këtij aksioni të pazakontë policorë, janë shpërndarë me shpejtësi, ndërsa nuk munguan lëvdatat për ‘pëshpëritësen e ponit’ që e bëri të bindet me lehtësi. /Telegrafi/