Policia e Maqedonisë dje pasdite ka arrestuar katër anëtarë të partisë “E majta” të cilët në sheshin në Shkup dolën të protestojnë kundër prezantimit të pajisjeve ushtarake të SHBA-ve dhe ARM-së.
Nga partia “E majta” përmes një njoftimi thonë se policia me dhunë ka kapur katër protestues, që sipas tyre kanë dalur të protestojnë në mënyrë të qetë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Shokët tonë tentuan që të tregojnë transparencë dhe në mënyrë të qetë të shprehin pakënaqësi kundër defilimit të forcave amerikane në shesh, pas mos pasur qëllim të jenë të dhunshëm. Shtrohet pyetja nëse kjo është ardhja zyrtare e demokracisë dhe lirisë në Maqedoni”, thonë nga “E majta”.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në Facebook njoftoi se nuk ka pastur rast të arrestimit. Ai thotë se rastin do ta hetojë deri në fund dhe do të vërejë nëse policia ka përdorur dhunë ndaj anëtarëve partiak./Telegrafi/