Site icon Telegrafi

Policia arrestoi 158 persona në një ndejë private në Kaliforni: Nuk respektuan masat anti COVID-19

Policia e Kalifornisë arrestoi 158 persona dhe shpëtoi disa viktima të trafikimit seksual.

Ditë pasi u zotuan të shënjestronin ngjarjet super përhapëse të coronavirusit, sherifi i qarkut Los Angelesit, Alex Villaneuva njoftoi 158 arrestime të lidhura me një ndejë nëntokësore në Palmdale.

Policët prishën një ndejë në një shtëpi private, tha Sherif Alex Villanueva, duke e quajtur ngjarjen “një shkelje flagrante të rendit shëndetësor”, raporton cnn.

Zyrtarët kapen edhe gjashtë armë zjarri në vendngjarje gjersa shpëtuan një vajzë 17-vjeçare për të cilën raportohet se ishte shfrytëzuar seksualisht.

Ndryshe, policia arrestoi 120 të rritur dhe 38 të mitur, duke përfshirë të gjithë rrjetin organizues. /Telegrafi/

Exit mobile version