Policia është duke kërkuar një “sulmues seksual”, i cili ka tentuar të përvetësojë të paktën 20 gra dhe vajza adoleshente në një qendër të zënë të qytetit.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, gratë në Derby – Angli, kanë raportuar se njeriu me biçikletë u ishte afruar, duke “i kapur” ato, para se të largohej.
Bëhet e ditur se sulmet janë zhvilluar rregullisht që nga fundi i korrikut, me incidentin më të fundit të dielën.
Ndërkohë, Policia ka lëshuar pamjet e kamerave të sigurisë, dhe një seri fotografish të njeriut, me të cilin ata duan të flasin rreth këtyre “sulmeve”. /Telegrafi/