Site icon Telegrafi

Policia angleze gjen brenda një kamioni 39 trupa të pajetë, arrestohet shoferi nga Irlanda e Veriut – dyshohet për vrasje

Policia angleze ka gjetur 39 trupa të pajetë në një kamion në parkun industrial në Essex të Anglisë.

Sipas informatave të para, bëhet fjalë për 38 persona të rritur dhe një adoleshent – të gjithë të gjinisë mashkullore, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, policia angleze ka arrestuar shoferin 25-vjeç të kamionit që është nga Irlanda e Veriut dhe që dyshohet për vrasje.

“Është një incident tragjik në të cilin kanë humbur jetën shumë njerëz. Hetimet janë duke vazhduar me qëllim që të mund të konstatojmë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur”, ka deklaruar shefi i policisë Andreë Mariner.

Sipas tij, besohet se kamioni kishte mbërritur nga Bullgaria, kurse autoritetet e sigurisë kanë bërë të ditur se janë në proces e sipër të identifikimit të viktimave.

“Besojmë se kamioni nga Bullgaria është futur në vendin tonë përmes Holliday gjatë 19 tetorit”, ka shtuar shefi i policisë Mariner. /Telegrafi/

Exit mobile version