Policia kufitare në Arizona të SHBA-ve kanë zbuluar një tunel të gjatë i cili përdorej për kontrabandimin e drogës përgjatë vijës kufitare me Meksikën.
Tuneli ishte hapur nën një lokal në Arizonë, dhe qonte drejt San Louis në pjesën jugore të Arizonës dhe kalonte deri në vijën kufitare më Meksikën, me saktësisht në San Louis Rio Colorado, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për një tunel të lartë rreth një metër, të gjerë gjashtë metra dhe të gjatë hiq më pak se 183 metra.
Policia zbuloi tunelin kur gjatë një kontrolli rutinor në komunikacion arrestoi Ivan Lopezin të cilit i gjetën 18 kilogramë metamfetaminë, 6 gramë kokainë, 3 kilogramë fentanilë, 13 kilogramë heroinë dhe gjashtë tjera të heroinës ngjyrë kafe.
Vlera e kësaj droge në tregun e zi kapë vlerën e rreth një milion dollarë, kurse sasia e fentanilit ka qenë e mjaftueshme për bërjen e rreth tre milionë dozave.
Sipas policisë së Arizonës, ndërtimi i këtij tuneli ka pasur kosto të madhe dhe se për ndërtimin e tij janë angazhuar njerëz nga të dy anët e kufirit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KRMG5iPtLTc