Site icon Telegrafi

Policia amerikane zbulon identitetin e autorit të sulmit të përgjakshëm në Colorado, ku humbën jetën 10 persona

Autori i sulmit të përgjakshëm brenda një marketi në Colorado të SHBA-ve është identifikuar – bëhet fjalë për një të ri të lindur në Siri.

Ai gjatë ditës së djeshme vrau 10 persona përfshirë edhe një zyrtar policor së bashku me vëllain e tij, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat amerikane, ai ka probleme mendore dhe me menaxhimin e zemërimit.

Ahmad Al Aliwi Alissa, 21-vjeç nga Colorado, tani përballet me dhjetë aktakuza, përfshirë për vrasje të shkallës së parë.

I dyshuari që u qëllua në këmbë, është hospitalizuar dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile. Ai pas trajtimit të plotë pritet të transferohet në burg. /Telegrafi/

Exit mobile version