Policia amerikane qëlloi për vdekje pedofilin i cili nxori revolen pasi ata hapën derën e dhomës së hotelit, ku priste të takohej me dy vajza të reja.
Por në vend të viktimave të moshë 7 dhe 11-vjeçe, 67-vjeçari u ballafaqua me policët e Seattle – që e prisnin ta arrestonin, transmeton Telegrafi.
Kamerat e vendosura në uniformat e policëve, shfaqin burrin që kishte të veshur në pallto dhe mbante një çantë dhe priste para derës së dhomës së hotelit.
Me t’u shfaqur para derës policët, ai menjëherë nxori revolen dhe zyrtari i parë policor iu hodh sipër duke e rrëzuar në dysheme.
Duke parë se e kishte të vështirë ta çarmatoste, njëri nga policët shtiu dy herë mbi të. Edhe policët e tjerë shtien mbi të derisa qëndronte i shtrirë.
Mjekët që arritën me autoambulancë kanë konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/