Policia amerikane ka vrarë një shqiptar në New Jeresy, pasi që ai ka refuzuar ta dorëzojë armën.
Para se të qëllohej për vdekje, atij disa here i është kërkuar nga Policia që ta lëshojë armën nga dora.
Personi i vrarë raportohet të jetë L.A. 42-vjeçar.
Daily Voice raporton se ngjarja ka ndodhur ditën e enjte. Ndërsa, Prokurori i Përgjithshëm i New Jerseyt, Gurbir S. Grewal, ka thënë se tani kanë nisur hetimet rreth këtij incidenti. /Telegrafi/