Policia në Los Angelos përdori një armë elektroshokuese për të nënshtruar 31-vjeçarin, Keenan Anderson, i cili më vonë vdiq në një spital në Santa Monica.
I afërmi i bashkëthemeluesit të lëvizjes, “Black Lives Matter” vdiq disa orë pasi oficerët e policisë së Los Angelosit përdorën një armë trullosëse.
Policia ka publikuar pamjet e ndërhyrjes, e cila u zhvillua më 3 janar, ku Anderson shihet duke u lutur për ndihmë teksa policët ia vënë prangat.
Here is body worn camera footage from LAPD’s interaction with Keenan Anderson who BLM co-founder Patrisse Cullors claims is her cousin. pic.twitter.com/kUOKuIsmu2
— Hoop (@xhoop) January 12, 2023
Në një moment, ai mund të dëgjohet duke bërtitur se policët duan ta vrasin atë si George Floyd, duke iu referuar vrasjes së një burri me ngjyrë në korrik 2020 të një burri me ngjyrë në Minneapolis nga oficerët e policisë atje.
Vrasja e Floydit ndezi trazira kaotike dhe të paprecedentë nga personat me ngjyrë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Patrisse Cullors, bashkëthemeluese e lëvizjes Black Lives Matter dhe kushërira e Anderson, deklaroi se “Kushëriri im kërkoi ndihmë, por ai nuk e mori, kishte frikë për jetën e tij. Ai kaloi 10 vitet e fundit duke qenë dëshmitar i lëvizjes që sfidonte vrasjen e njerëzve me ngjyrë. Ai e dinte se çfarë po rrezikonte dhe u përpoq të mbrohej. Askush nuk ishte gati ta mbronte”. /Telegrafi/