Telegrafi

Policia amerikane sekuestron mbi njëmijë armë zjarri në një shtëpi në Los Angeles

Autoritetet amerikane në Los Angeles kanë sekuestruar më shumë se njëmijë armë në një shtëpi, në lagjen luksoze Holmby Hills.

Agjentët e policisë në Los Angeles filluan kërkimet, pas hetimeve për një person të dyshuar për prodhim dhe shitje të armëve të zjarrit të paligjshme.

Një person u arrestua në vendin e ngjarjes, me akuzën e prodhimit dhe shitjes së armëve të zjarrit. Nuk janë publikuar të dhëna në lidhje me arrestimin e personit.

Autoritetet thanë në një deklaratë se burime anonime i thanë se dikush po bënte transaksione të paligjshme të armëve të zjarrit. /kp/Telegrafi/