Site icon Telegrafi

Policia amerikane publikon fotografitë: Kjo ndodh kur përdorni celularin gjatë vozitjes

Policia nga qyteti i Menomonee Falls në shtetin e Wisconsin (SHBA) paralajmëroi njerëzit në një mënyrë shumë origjinale dhe bindëse se çfarë mund të ndodhë nëse kontrollojnë telefonin e tyre celular gjatë vozitjes.

Ndryshe, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, postuan fotografi të një aksidenti në llogarinë e tyre në Twitter, e cila ndodhi pasi një shofer i një Nissan Verso me ngjyrë të zezë, emri i të cilit nuk nuk u bë i ditur nga policia, “u përplas” në një gardh mbrojtës sepse “u shqetësua” nga një smartphone.

“Kjo është për shkak të kontrollit të telefonit celular gjatë ngasjes. Për fat të mirë, shoferi pësoi vetëm lëndime të lehta. Sidoqoftë, një veprim i tillë gjatë vozitjes mund të përfundojë me vdekje. Ju lutemi përqendrohuni në rrugë dhe ngisni automjetin në mënyrë të sigurt”.

Në një kohë shumë të shkurtër, njoftimi shkaktoi një ortek komentesh, dhe policia deklaroi se ishte e lumtur për këtë. /Telegrafi/

Exit mobile version