Kamerat e vendosura në uniformën e policisë amerikane, shfaqin momentin kur e qëllojnë pandërprerë me revole elektrike një person të dyshuar për plaçkitje të bankës.
Në video shihet se si policia e Tulsas konfrontohet me 26-vjeçarin Joshua Wayne Harvey para bankës Arvest, pasi qytetarët kishin raportuar se një burrë po bërtiste dhe po vraponte i zhveshur, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuara të shtunën nga departamenti i policisë në Tulsa, shfaqin Harvey gjysmë lakuriq dhe pa këpucë duke u konfrontuar me policinë.
Por, kokëfortësia e tij që t’i bindet urdhrave të policisë, bëri që ata ta godasin vazhdimisht me revole elektrike, duke refuzuar kategorikisht që të prangoset.
Megjithatë, edhe pse iu desh shumë mund policëve që ta prangosin, i dyshuari në një moment humb vetëdijen nga goditjet e vazhdueshme me revole elektrike, dhe kështu në vendin e ngjarjes shfaqet edhe autoambulanca për ta ndihmuar.
Raportohet se Harvey tri ditë më vonë ka ndërruar jetë, ndërsa mbetet që autopsia ta përcaktoj shkakun e vdekjes, edhe pse pamjet kanë shokuar shumë qytetarë që kanë pasur rastin ta shohin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=j9i9dMBcEQw