Site icon Telegrafi

Policia akuzon 15 vjeçarin nga Kavadari për terrorizëm

Policia parashtroi kallëzim penal për të miturin 15 vjeçar nga Kavadari për “terorrizëm” për shkak të raportimeve të rreme për mjete shpërthyese.

Ai më 4 dhjetor nga kompjuteri i tij në adresat zyrtare elektronike në tre shkolla fillore dhe tre të mesme në Kavadar ka dërguar mesazhe për mjete shpërthyese në objekte.

Më 12.12 të këtij, nga i njëjti kompjuter ka dërguar mesazhe kërcënuese nga adresa elektronike në një shkollë fillore në Kavadar.

Sipas urdhrit të dhënë nga gjykatësi në procedurë paraprake, më 12 e këtij muaji është kontrolluar shtëpia e tij dhe janë marrë kompjuteri dhe telefoni i tij.

Sektori për Krim Kompjuterik kontrolloi pajisjet elektronik dhe vërtetoi se mesazhet janë dërguar nga këto pajisje./Telegrafi/

Exit mobile version