Telegrafi

Policia aktivizon njësitin anti-bombë, pasi një veturë “e dyshimtë” u gjend para një kopshti të fëmijëve në Berlin (Foto/Video)

Policia e Berlinit ka angazhuar një ekip të aktivizimit të bombave pasi një makinë e dyshimtë u gjet pranë një kopshti lokal të fëmijëve.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, policia konfirmoi se numrat e regjistrimit të makinës janë regjistruar si të vjedhura.

Ajo çfarë ka bërë autoritetet që të ndërmarrin masat, kanë qenë disa tela brenda veturës, të cilët fillimisht kanë bërë që të dyshohet për ndonjë bombë.

Gjithsesi thuhet se ka qenë një kazan me naftë që u gjet brenda makinës gjatë operacionit.

Ndërkaq, siç thuhet më tej, telat me sa duket i përkasin një stacioni të ngarkimit me USB.

Zyrtarët e kanë marrë në pyetje personin që ka thënë se makina është e tij. /Telegrafi/