Siç njoftojnë nga MPB, më 9,0,11 Sektori i Punëve të Brendshme ka ndërmarrë masa dhe aktivitet ku është konstatuar se 121 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë.
Nga komunikacioni janë përjashtuar 78 shoferë: tetë shoferë për shkak se kanë vozitur makinën të dehur dhe 70 vozitës për shkak se kanë vozitur automjetin pa pasur leje vozitje. Gjithashtu janë përjashtuar edhe 63 automjete që kanë qenë të paregjistruara dhe me probleme teknike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Janë gjobitur edhe 13 vozitës për shkak të kalimit në udhëkryq në të kuqe, nëntë shoferë për shkak mosdhënies së përparësisë së kalimit këmbësorëve, tetë vozitës për shkak të tejkalimin jo të rregullt, një vozitës për mosdhënie të përparësisë automjeteve në udhëkryq, tre vozitës për shkak se nuk kanë përdorur rripin e sigurisë dhe 15 shoferë për përdorim të telefonit./Telegrafi/