Telegrafi

Policia me aksione kundër motoçiklistëve në Tetovë dhe Gostivar

Gjatë ditës së djeshme nga ora 18:00 deri në orën 24:00, në Tetovë dhe Gostivar kishte aksion kontrollues për motoçiklistët.

Gjatë kontrollit 38 kundërvajtje janë zbuluar në Tetovë dhe 29 në Gostivar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dënimi për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse është 50 euro, mospasja e leje 300 euro, ndërsa vozitja pa regjistrim të motoçikletës është prej 100 deri 500 euro.

Policia përsëri bën apel për përdorim të helmetave mbrojtësi, të mos vozitet pa leje, dhe në mënyrë të rregullt të kontrollojnë teknikisht motoçikletat dhe në kohë të regjistrohen./Telegrafi/