Policia ka filluar një aksion të kontrollimit të njërës nga argjendaritë në kryeqytet, ku sipas informatave dyshohet se ka ari të padoganuar.
Sipas burimeve, Policia që nga mëngjesi ka filluar aksione të tilla të kontrollit nëpër argjendari, raporton KP.
Klan Kosova raporton se në argjendarinë “Filigran” në kryeqytet, Policia ka sekuestruar përkohësisht gjashtë kilogramë ari.