Departamenti për siguri në komunikacion pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, dje në periudhën prej orës 14:00 deri 00:00 ka kryer aksion kontrollues në rajonin e Shkupit me qëllim zbulimin dhe sanksionimin e shoferëve të cilët organizojnë gara joligjore.
Siç njoftojnë nga MPB, nga ana e zyrtarëve policorë përkohësisht janë konfiskuar 35 motoçikleta, për shkak të dyshimeve për parregullsi teknike dhe pajisje të cilat krijojnë zhurmë më të madhe se e lejuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa policia ka zbuluar edhe shkelje tjera sipas Ligjit për siguri në komunikacion, me çka janë dhënë 15 urdhërpagesa të detyrueshme dhe 24 urdhërpagesa për kundërvajtje./Telegrafi/