Site icon Telegrafi

Policia aksion anti-kanabis në Shkodër, asgjësohen mbi dy mijë bimë kanabisi

Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka ndërmarrë një operacion anti-kanabis që është finalizuar me asgjësimin e 2,114 bimëve narkotike.

Sipas uniformave blu në territorin e njësive administrative Pult dhe Shalë u asgjësuan 703 bimë kanabisi, ndërkohë që pjea tjetër e bimëve narkotike u asgjësua nga Policia e Vaut të Dejës.

Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

“Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult dhe Shalë, dhe asgjësuan 703 bimë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1411 bimë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version