Site icon Telegrafi

Policia: 77 gra janë zhdukur më 2017 në Maqedoni, shumica janë gjetur

Vitin e kaluar në Maqedoni janë paraqitur si të zhdukura 77 gra. Prej tyre, 66 janë gjetur, ndërsa fati i 11 tjerave ende nuk dihet. Është lëshuar edhe urdhëresë ndërkombëtare, shkruan gazeta KOHA.

Dje, policia tha se një baba është në kërkim të vajzës së tij, ndërsa gjyshi pas mbesës. Pardje, në stacionin policor Gostivar, është paraqitur A.F (42) nga Gostivari dhe ka paraqitur se paraprakisht në drejtim të panjohur është larguar vajza 20 vjeçe me inicialet A.J. Policia po ndërmerr masa për gjetjen e saj.

Ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në stacionin policor Saraj, ku është paraqitur si e zhdukur 26 vjeçarja P.N. Rastin e ka paraqitur gjyshi i saj R.A. (73). Tani për tani policia nuk ka njohuri ku mund të jenë dy vajzat e paraqitura. Zakonisht praktika e deritanishme tregon se vajzat që paraqiten si të humbura kthehen pas një kohë ne shtëpi ose janë gjetur tek shtëpitë e të dashurve të tyre.

Më së shumti raste të tilla kanë ndodhur në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë. Kohë me të gjatë kërkohet tetovarja Elizabeta Gërnçarovska arsimtare në Tetovë. Ajo në gusht të vitit 2017 u zhduk në mënyrë misterioze në Shkup. Nga ai moment nuk dihet ardhmëria e saj./Koha.mk/

Exit mobile version