Edmond Dibra u gjet i vdekur rreth orës 22:45 të mbrëmjes së të hënës, në automjetin tip "volzvagen", me targa TR. 4071 F dhe sipas të dhënave paraprake ai mund të ketë vdekur si pasojë e asfiksisë.
Policia thekson se viktima Edmond Dibra ka qenë duke qarkulluar me automjet, kur ka ndodhur një shkëndijë elektrike në kroskotin e automjetit dhe si pasojë 31-vjeçari dyshohet të jetë asfiksuar.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes./Telegrafi/