Disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë momentin e aktit heroik të një polici, në drejtim të një hajni, ndërsa ai qëndron në një shatërvan në Madrid.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për ngjarjen kur disa oficerë policie spanjollë rrethojnë një burrë që qëndron në mes të një shatërvani me një hanxhar në dorën e djathtë.
Ndërkohë njëri prej oficerëve qëndron prapa burrit fillon të vidhet para se të vrapojë drejt tij, duke e goditur dhe e rrrëzuar.
Skenat thuhet se janë regjistruar nga një dëshmitar në zonën San Cristobal të kryeqytetit spanjoll Madrid ndërsa videoja është postuar në internet nga sindikata e policisë JUPOL.
Burri u njoftua nga policët duke shëtitur nëpër zonë duke marrë drogë, kanë thënë burimet e policisë për mediat lokale.
Kur e kuptoi se ishte parë nga policët, ai filloi të sillej dhunshëm. /Telegrafi/