Telegrafi

Polici vret 26-vjeçarin e paarmatosur – publikohen pamjet (Video)

Policia në Arizona kanë publikuar një video, kur një baba i paarmatosur u qëllua për vdekje nga policët, pasi ai i lutej për jetën e tij.

Megjithatë, përcjell Telegrafi, pamjet e publikuara të martën tregojnë momentet vendimtar para se Daniel Shaver, 26, u qëllua nga oficeri Philip Brailsford, në Mesa më 18 janar.

Sipas asaj që thuhet, policia ishte lajmëruar se dikush kishte vendosur armën në dritaren e një hoteli.

Pas kësaj ata, kishin shkuar në hotel, tek dhoma e Shaver, pas së cilës edhe e kishin qëlluar për vdekje. /Telegrafi/