Telegrafi

Polici theu xhamin dhe u mundua të shpëtojë “foshnjen” e mbyllur në veturë, por u përlot nga historia e nënës

Mendoj se shumë prej nesh i njohin disa nga rregullat themelore të sigurisë për një fëmijë brenda veturës.

Për këtë arsye kur dikush  e sheh se këto kushte nuk plotësohen, duhet të ndërhyjë që të shpëtojë fëmijën, jeta njerëzore është gjithmonë më e rëndësishme se çdo lloj dëmi material.

Sigurisht nganjëherë mund të përballemi me situata mjaft absurde.

Kështu ka ndodhur me togerin Jason Short të New Hampshire i cili mori telefonata emergjente nga një parking i WalMart, duke shpjeguar se kishte një fëmijë të mbyllur plotësisht në një veturë.

Ishte një pasdite shumë e nxehtë dhe kjo përbënte rrezik për të vegjlit, sidomos nëse ishin të mbyllur në veturë. Short nxitoi për te veturaa në fjalë dhe theu xhamin e veturës sepse fëmija as nuk qante dhe as nuk merrte fyrmë…

Nxitoi ti jepte frymëmarrje, por vetëm kur e preku kuptoi që ishte një kukull.

Ajo ishte një kukull hiper-realiste, e bërë nga silikoni dhe mund të mashtrojë çdokënd, madje edhe Short tregoi që edhe pasi e mësoi se ishte një kukull iu deshën minuta ta besonte.

Pak kohë më vonë erdhi “nëna” e kukullës, Carolyne Seiffert, e cili shumë e pikëlluar shpjegoi se që kur ajo e humbi fëmijën e saj, i është dedikuar krejtësisht kësaj kukulle. Natyrisht, kur dëgjoi historinë e saj, Short nuk u shqetësua, përkundrazi, ai ofroi të paguante xhamin e thyer, transmeton mapo.

Seiffert tashmë është zotuar të mbajë një shkresë që shpjegon se foshnja brenda makinës është vetëm një kukull, duke shpresuar që të shmangësh konfuzione si ky.