Site icon Telegrafi

Polici suedez shkruan raportet në vargje

Polici 49 vjeç thotë se në këtë mënyrë ai thyen monotoninë e përditshmërisë. Ostman dhe kolegët e tij të cilët punojnë në ishullin suedez Gotland në detin Baltik thonë se kështu lëshojnë imagjinatën dhe i thurin vargje punës së tyre. Por policët suedez u bënë të famshëm prej se raportet e shkruara prej tyre u publikuan në internet.

“Shumica e gjërave të cilat ndodhën atë natë ishin të mërzitshme, kështu që vendosëm t’i bëjmë raportet tona më interesante”, tha polici Ostman. Edhe pse ka njerëz që mendojnë se raporte të tilla nuk janë të hijshme për policinë, komentet në internet kryesisht janë pozitive. /Telegrafi/

Exit mobile version